INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vanity Fair harron qëllimisht meshkujt e

Vanity Fair harron qëllimisht meshkujt e "Oscars 2016"

Publikuar më: 14:53 02-02-2016

Ashtu si çdo vit, nuk ka munguar as kësaj here numri special i revistës Vanity Fair kushtuar Hollywood-it.

Objekt në kopertinën e famshme këtë rradhë janë bërë disa nga aktoret e kandiduara momentalisht për çmim Oskar. Në foton e publikuar nga DailyMail, shohim disa nga yjet më të mëdha të kinemasë si Jane Fonda, Cate Blanchett, Viola Davis, Jennifer Lawrence, Brie Larson, Charlotte Rampling, Saoirse Ronan, Dame Helen Mirren, Lupita Nyong'o, Rachel Weisz, Diane Keaton por edhe disa nga emrat e rinj më premtues si Alicia Vikander dhe Gugu Mbatha-Raw.

Të veshura chic me të zeza, aktoret kanë pozuar për edicionin e 22-të të këtij numri të përvitshëm, i realizuar nga fotografja e njohur Annie Leibovitz. Një kopertinë e cila falë mënyrës se si është konceptuar jep një mesazh të rëndësishëm në lidhje me moshën dhe seksizmin në kinematografi. Ndërkohë kujtojmë që "lufta" e fortë për trofeun e aktores më të mirë në rol kryesor, këtë vit është mes aktoreve Jennifer Lawrence për interpretimin në filmin "Joy" dhe Cate Blanchett në filmin "Carol"!

Article Logic
Execution time: 0.0034639835357666