INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cindy Crawford: Çfarë tjetër mund të bëj?

Cindy Crawford: Çfarë tjetër mund të bëj?

Publikuar më: 18:03 01-02-2016

Cindy Crawford nuk dëshiron të pozojë më përpara aparatit fotografik.

Supermodelja, e cila ka mbi supe një karrierë 34 vjeçare në modeling, mesa duket ka vendosur të terhiqet. Crawford ka deklaruar se fotot e bëra ndër vite do të jenë ende në tregun e modës për 10 vitet e ardhshme prandaj nuk e shikon të arsyeshme që të jetë ende në këtë fushë. "Çfarë tjetër mund të bëj?! Gjithçka që kam dashur e kam arritur në fushën e modës", është shprehur Cindy Crawford, e cila me sa duket dëshiron t'i hapë rrugën modeleve të reja. Ndonëse na vjen keq për këtë fakt, ajo ka për të ngelur një nga modelet më të mira në histori.

Article Logic
Execution time: 0.0042300224304199