INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akademia e Çmimeve Oskar ndreq gabimin

Akademia e Çmimeve Oskar ndreq gabimin

Publikuar më: 12:13 29-01-2016

Siç duket organizatorët e çmimeve Oskar kanë kuptuar gabimin dhe po përpiqen ta rregullojnë atë me çdo formë.

E themi këtë pasi orët e fundit është bërë publike lista plotë e prezantuesve të mbrëmjes, ku për çudi vihet re një diversitet më i madh sa i përket personazheve me ngjyrë në krahasim me kandidaturat e këtij viti. Ndër emrat që do të ngjiten në skenë më 28 shkurt përmendim, Kevin Hart, Benicio Del Toro, Whoopi Goldberg dhe Pharell Williams. Sipas raportimeve që qarkullojnë nëpër mediat amerikane, thuhet se i gjithë ky ndryshim në program vjen për shkak të bojkotit që disa prej figurave më në zë të Hollywood-it si Spike Lee apo Will Smith, vendosën t'i bënin këtë vit Akademisë së Çmimeve Oskar. Sa i përket emrave të tjerë në listën e prezantuesve ata janë Ryan Gosling, Tina Fey, Charlize Theron dhe Jacob Tremblay, ylli i filmit "Room", më i riu në moshë në kategorinë e aktorëve! 

 

Article Logic
Execution time: 0.0049269199371338