INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akullnajat po shkrijnë më shpejt nga ç’mendohej! Zbulohet një zgavër ''gjigante'' në Antarktik

Akullnajat po shkrijnë më shpejt nga ç’mendohej! Zbulohet një zgavër ''gjigante'' në Antarktik

Publikuar më: 15:17 07-02-2019

Shkencëtarët kanë zbuluar një zgavër gjigante në fundin e një akullnaje të shkëputur në Antarktik. Ata shprehen se akujt po shkrijnë më me shpejtësi nga sa është parashikuar.

Nga një studim i NASA, kërkuesit gjetën zgavrën që sipas tyre ishte 300 metra e lartë dhe me një sipërfaqe sa dy të tretat e Manhattanit.

Hapësira është aq e madhe, saqë aty besohet të ketë pasur 14 miliardë ton akull, shumica e të cilit është shkrirë gjatë 3 viteve të fundit. Në një artikull të publikuar në “Science Advances”, shkencëtarët thonë se ndryshimi i shpejtë në këtë masiv akulli ishte “i papritur”, të paktën në disa pika të akullnajës.

Studiuesit e zbuluan zgavrën duke përdorur satelitë, si dhe një radar të penetrueshëm në akuj.

Sipas tyre një zgavër e tillë nën një akullnajë luan një rol tejet të rëndësishëm në shkrirjen e mëtejshme të akullit.

Shkencëtarët shprehen më tej se përmasat e zgavrës nënujore nuk ishin shqetësimi kryesor, pasi kjo sasi prej 14 miliardë tonë e shkëputur prej saj ishte ndërkohë nën ujë, kështu që nuk do të kontribuojë në rritjen e nivelit të deteve. Por, aspekti më i rëndësishëm i studimit, sipas tyre është ajo që u zbulua në lidhje me ndërveprimin mes detit dhe akujve. Ata po përpiqen të kuptojnë se si oqeani shkrin këtë akullnajë si dhe të masin sesa do të shtohet niveli i detit në dekadat e ardhshme.

Article Logic
Execution time: 0.0042011737823486