INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fier, pacienti vdes në urgjencë, pezullohen 2 mjekë

Fier, pacienti vdes në urgjencë, pezullohen 2 mjekë

Publikuar më: 15:16 07-02-2019

Gjykata e Fierit ka pezulluar dy mjekë të urgjencës ditën e sotme. Bëhet fjalë për mjekët Blendi Dhespollari dhe Emiljano Myrtaj. Pezullimi ka ardhur pas denoncimit të disa familjarëve për vdekjen e një të afërmi në urgjencën e Fierit. Familjarët e 43-vjeçarit Besnik Ramaj akuzuan mjekët se nuk i kanë dhënë në kohë ndihmën e parë pacientit. Gjithashtu Gjykata e Fierit ka dhënë masën ‘detyrim paraqitje’ për kardiologun Viktor Gjini.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039122104644775