INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktorja Tinka Kurti humbet djalin e vetëm

Aktorja Tinka Kurti humbet djalin e vetëm

Publikuar më: 19:37 05-02-2018

'Tinkën, ç’e paska gjetë! Nuk i bie dot telefonit nga larg e ta ngushëlloj, nuk kam fuqi. ‘Kam frikë se nuk do të më gjejë djali gjallë kur të vijë’, thoshte ndonjëherë në bisedat tona të shpeshta, dhe fliste, dhe fliste, dhe fliste për Zefin… si nëna për djalin. Sa tepër duken fjalët. I paqes, Zef Kurti!”.

Me këto fjalë ngushëlluese shkrimtarja Flutura Açka bën publike në faqen e saj në Facebook lajmin e kobshëm për aktoren e madhe, humbjen e djalit të vetëm Zef Kurtit ii cili jetonte bashkë me familjen jashtë Shqipërisë.

Kjo është një humbje e madhe për artisten e cila vetëm pak javë më parë u raportua se nuk ishte në gjendje të mirë shëdetësore, por fatmirësisht ia doli të përmirësohej.

Article Logic
Execution time: 0.0038280487060547