INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Betohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit: Ju tregoj objektivat e mia

Betohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit: Ju tregoj objektivat e mia

Publikuar më: 18:59 05-02-2018

Është zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjitshme të Policisë së Shtetit prezantimi i drejtorit të ri, të emëruar më herët gjatë ditës së sotme. Vetë Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ishte i pranishëm në prezantimim e drejtorit të ri Ardi Veliu. Ky i fundit mbajti një fjalë rasti ku prezantoi objektivat e tij në krye të policisë.

Gjatë fjalimit për marrjen e detyrë së re, Veliu ka nënvizuar nevojën për ritëm të ri dhe ristrukturim në Policinë e Shtetit, për përmbushjen e objektivave që ka vendosur qeveria.

“Në respekt të të gjithë brezave të policisë shqiptare. Në emër të gjithë punonjësve të policisë të vendosur për garantimin e qetësisë publike. Kjo është një ditë shumë e veçantë për mua. Sot më është besuar detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Çdo punonjës policie e ëndërron këtë post. Dhe nuk dua ta fsheh, e kam menduar edhe unë.
Kjo është një përgjegjësi të jap maksimunim tim për përmbushjen e misionit. Unë e di që nuk jam vetëm. Jam i vendosur të punoj me përkushtim për të përmbushur të gjitha objektivat e vëna nga qeveria shqiptare. Policia ka nevojë për një ritëm të ri, më dinamik, për të qenë më rezultative. Ka nevojë për një ristrukturim të efektshëm. Për menaxhim më efektiv të burimeve njerëzore”, u shpreh Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Article Logic
Execution time: 0.0034101009368896