INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktori shumë i dashur për ju, qëllon në fytyrë gazetarin [VIDEO]

Aktori shumë i dashur për ju, qëllon në fytyrë gazetarin [VIDEO]

Publikuar më: 12:00 13-10-2017

 Kjo ka ndodhur gjatë një interviste live që ai po jepte. Është një ndër aktorët më të dashur për shumë prej jush, veçanërisht në telenovelën “Gaviota”. Por këtë herë ai është bërë protagonist i një ngjarjeje shumë të shëmtuar.

Teksa ka qenë duke dhënë intervistë, Eduardo Yanez  ka humbur kontrollin dhe ka goditur me shuplakë gazetarin. Shkak i këtij gjesti  është bërë insistimi i gazetarit për të mësuar diçka më shumë në lidhje me aksidentin e djalit të aktorit dhe arsyen se përse ai kërkoi para online dhe nuk iu drejtua babait të tij.

Kjo  e ka acaruar 57-vjeçarin dhe pavarësisht se po përpiqej të mbante veten nën kontroll , e qëlloi me shuplakë gazetarin.

Biseda:

Gazetari: Pse djali juaj pasi përplasi makinën kërkoi para online dhe nuk kërkoi ndihmën tuaj?

Aktori: Nëse je kaq i shqetësuar për djalin tim, dërgoja ti paratë dhe fol me të

Gazetari: Kjo është puna ime

Aktori: Gjepura, kështu thoni gjithmonë për t’i bërë njerëzit të dëgjojnë gjëra që atyre s’u interesojnë fare

Pas kësaj, mësohet se gazetari do të ngrejë një padi ndaj aktorit.

Article Logic
Execution time: 0.0037839412689209