INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenton rëndë një 9 vjeçar, arrestohet 21 vjeçarja nga Burreli

Aksidenton rëndë një 9 vjeçar, arrestohet 21 vjeçarja nga Burreli

Publikuar më: 10:20 09-12-2016

Një fëmijë 9 vjeçar është aksidentuar rëndë nga një automjet që drejtohej nga një vajzë 21-vjeçare. Sipas të dhënave të uniformave blu, ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit të Burrelit. Mësohet se drejtuesja e mjetit Blerina Rami, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke aksidentuar rëndë fëmijën me iniciale N.K, 9 vjeç. Policia sqaron se 9 vjeçari është transferuar për në  kryeqytet për të marrë një ndihmë mjeksore më të speciaizuar ndërsa 21 vjeçarja është vënë në pranga.
Njoftimi i Policisë:
 “Në pranga u vu Blerina Rami pasi kjo shtetase, në një segment rrugor  në periferi të qytetit  Burrel,  duke drejtuar automjetin tip “Mercedez Benz”,  ka humbur kontrollin mbi automjet  duke aksidentuar  fëmijën me iniciale N.K, 9 vjeç, i cili ndodhet për ndihmë më të specializuar në spitalin e traumës Tiranë, në gjendje të rëndë.”

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164