INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet nga jeta astronauti i parë amerikan

Ndahet nga jeta astronauti i parë amerikan

Publikuar më: 10:16 09-12-2016

Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare John Glenn, astronauti i parë amerikan që fluturoi rreth tokës, shkruan BBC.

John Glenn, i cili ka shërbyer edhe si senator i Ohios, ishte shtruar ne spital prej një jave. Ai u bë i pari astronaut amerikan që fluturoi orbitën e tokës për rreth pesë orë më 20 shkurt të vitit 1962.

Pas shërbimit si pilot ushtarak në Luftën e Dytë Botërore dhe në luftën e Koresë, Glenn zuri vend në radhët e astronautëve të parë amerikan të mbledhr nga NASA në vitin 1958.

Shumë kohë më pas ai u bë njeriu me i vjetër që fluturoi në hapësirë në vitin 1998 si pjesë e anijes hapësinore amerikane Discovery.

“Kur John Glenn fluturoi me raketën Atlas nga Cape Canaveral në vitin 1962, ai ngriti shpresat e një kombi,” thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

“Me vdekjen e Johnit, kombi ynë ka humbur një ikonë dhe Michelle dhe unë kemi humbur një mik”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan Barack Obama.

Article Logic
Execution time: 0.0041611194610596