INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenton një fëmijë, deputeti i PS-së Sadri Abazi nën hetim

Aksidenton një fëmijë, deputeti i PS-së Sadri Abazi nën hetim

Publikuar më: 14:29 27-05-2016

Deputeti i Partisë Socialiste Sadri Abazi është përfshirë në një aksident automobilistik në Shkozet të Durrësit. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se deputeti i maxhorancës ka aksidentuar një fëmijë, i cili ishte anës rrugës. Mësohet se fëmija ka qenë me të atin kur është shkëputur nga dora e tij. Sipas uniformave blu, makina e Abazit e ka përplasur fëmijën në krah dhe në këmbë. Ndërkohë bëhet e ditur se fëmija me inicialet J. S., ka pësuar dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur Shkozet, ndërsa deputeti udhëtonte me automjetin e tij tip “Range Rover” me targa AA 907 MB. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu që kanë nisur hetimet. Deputeti socialist Sadri Abazi është vënë nën hetim në gjendje të lirë.

Article Logic
Execution time: 0.0030460357666016