INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidentohet Calvin Harris, largohet nga spitali pa këshillimin e mjekëve

Aksidentohet Calvin Harris, largohet nga spitali pa këshillimin e mjekëve

Publikuar më: 15:42 21-05-2016

DJ dhe këngëtari i njohur Calvin Harris është përfshirë në një aksident të tmerrshëm me pasoja të rënda mbrëmjen e kaluar, saqe ishte e nevojshme mbërritja e ambulancës. Mirëpo ai nuk qëndroi në spital për nje kohë të gjatë. Sipas TMZ, nga informacionet e brendshme, Calvin ishte pasagjer në një Cadillac SUV rreth ores 11 të darkës kur një Wolkswagen Bug, të cilën e ngiste një shofere 16- vjeçare kaloi vijën ndarëse të mesit dhe u përplas me makinën e tij.

Automjeti VW ishte i mbushur me adoleshentë dhe aksidenti serioz… një nga pasagjeret e cila ishte ulur në prehërin e të dashurit të saj ka dalë nga makina. Calvin është mjekuar për nje çarje në fytyrë që kërkonte përkujdesje të menjëhershme. Ambulanca e shtroi atë në një spital ne L.A. Këngëtari kërkoi një dhomë private, dhe kur u njoftua se skishte asnjë aty pranë, ai u ngrit në këmbe dhe u largua … pa këshillim mjekësor. Shoferja dhe pasagjerët e saj, të cilët ishin të dëmtuar gjithashtu u dërguan në spital. Vajza që doli nga makina , u raportua me kockën e pelvisit të thyer.

Article Logic
Execution time: 0.0038919448852539