INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tyga bën blerjen e parë për të dashurën e tij të re [FOTO / VIDEO]

Tyga bën blerjen e parë për të dashurën e tij të re [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 14:49 21-05-2016

Vetëm pak javë pas bërjes publike të ndarjes me Kylie Jenner, Tyga është fotografuar në Kanë në shoqërinë e Demi Rose, një modele dhe duken të pandarë që atëhere. Mesa duket ish i dashuri i Kylie Jenner, po bën të pamundurën të impresionojë të dashurën e tij të rë. Reperi e çoi modelen 21 vjeçare te një dyqan “YSL” në Kanë të premten. Çifti është parë duke bërë shopping për çanta dhe Tyga duke firmosur te regjistri i pagesave.

I suksseshëm në karrierën muzikore, 26-vjeçari bën një jetë luksoze dhe parapelqen të mburret me paratë e tij në rrjetet sociale ashtu si  edhe në jetën reale. Demi duket e lumtur teksa Tyga firmos për blerjen e bërë,dhe shkëlqen me një fustan të zi pas trupit,me rripa, i cili nxjerr në pah format e saj perfekte.

Article Logic
Execution time: 0.0035221576690674