INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident në Vlorë: Një i vdekur dhe dy të plagosur [FOTO]

Aksident në Vlorë: Një i vdekur dhe dy të plagosur [FOTO]

Publikuar më: 10:02 27-11-2016

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesnate në aksin rrugor Uji i ftohtë-Skelë, të qytetit të Vlorës.

 Një makinë e tipit “BMW X6” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të hapur për ndërtimin e “Lungomares”. Policia, që ka shkuar menjëherë në vendngjarje, njofton se nga ky aksident mbetën të plagosur rëndë personat që ndodheshin në automjet, drejtuesi Petro Bego, 21 vjeç, dhe pasagjeri Kristo Panajoti, 17 vjeç, të cilët u dërguan për në Spitalin e Vlorës. Bluzat e bardha njoftuan se 17-vjeçari ka ndërruar jetë 5 minuta pas mesnate, pasi nuk u ka mbijetuar dot plagëve. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

1480233194vlcsnap-2016-11-27-08h52m22s165.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003511905670166