INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ajeti falenderon De Biasin, i thur elozhe kapitenit Cana

Ajeti falenderon De Biasin, i thur elozhe kapitenit Cana

Publikuar më: 00:38 20-06-2016

Ishte më i miri ndeshjen me Francën, të njejtën formë kishte edhe sonte ndaj Rumanisë. Madje u zgjodh nga UEFA si lojtari i ndeshjes. Arlind Ajeti është shprehur shumë I lumtur që trajneri De Biasi I dha mundësinë të luante në vendin e Lorik Canës.

“Është një përgjegjësi shumë e madhe që ta zëvendësojë Canën. Jam i lumtur që De Biasi më dha mundësinë dhe besoj tek unë. Është kapiteni i këtij ekipi i cili ka luftuar deri më tani për të arritur këtë qëllim ku jemi sot.

 Nuk e dimë se çfarë do të ndodh më tej, por ne kemi shkruar historinë. Jemi të lumtur për këtë fitore që padyshim I ka gëzuar gjithë shqiptarët, tani na mbetet të presim e të shohim, shpresojmë të kualifikohemi”.

Article Logic
Execution time: 0.0049889087677002