INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja fjalët prekëse të futbollistëve tanë pas eliminimit nga Europiani [FOTO]

Ja fjalët prekëse të futbollistëve tanë pas eliminimit nga Europiani [FOTO]

Publikuar më: 21:49 22-06-2016

Ky ishte Europiani ynë i parë dhe me atë çka kanë treguar në fushë lojtarët tanë, me shumë mundësi nuk do të jetë i fundit. Kemi ndjerë emicionet që nuk i kishim përjetuar ndonjëherë më parë, dhe kjo falë këtyre djemve të mrekullueshëm që kanë dhënë maksimumin e tyre për këtë Kombëtare. Besuam shumë te një kualifikim por ajo që në fillim dukej e pamundur, për pak sa nuk u realizua, dhe përsëri fati na ktheu shpinën.

Humbën dy ndeshje, por fituan zemrat e të gjithëve. U eliminuan, por largohen me kokën lart. Krahas eliminimit, na prekin shumë edhe fjalët e heronjve tanë, të cilët falenderojnë tifozët, dhe thonë “O sa mirë me qenë Shqiptar”. Ne i falenderojmë për gjithçka kanë dhënë në fushë, për emocionet e mrekullueshmë që na kanë dhuruar dhe iu urojmë shumë suksese për në kualifikueset e Botërorit, që të shkojmë edhe ne në Rusi, tashmë si një ekip i madh.

I palodhuri Abrashi thotë se ishte nder dhe krenari për të, të përfaqësonte popullin shqiptar.

Agolli e përmbledh suksesin e Kombëtares në një foto.

Kapiteni Cana thotë se kurrë më parë nuk është ndjerë kaq krenar

Andi Lila shpërndan foton e Agollit

Kukeli thotë se nuk e merituam eliminimin, por ndikon edhe fati.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038368701934814