Ditën e djeshme Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë duke u martuar me partnerin e saj, hokeistin çek, Jakub Kindl. Kanë udhëtuar edhe shumë miq të modeles drejt Amerikës për të qenë të pranishëm në dasmën e saj.
Kjo e fundit mori vëmendjen maksimale të mediave në të cilat u pasyruan momente të ndryshme .
Mbrëmja filloi me ceremoninë e celebrimit e cila u mbajt në tarracën e hotelit, ku u zhvillua edhe dasma.
Nusja hyri në altar e shoqëruar nga nëna e saj, e veshur me një fustan të gjatë të stiluar posaçërisht për të.
Pamje nga festa na solli edhe një ndër mikeshat e ngushta të Afërditës, Xhesika Berberi e cila na përcjell pak nga atmosfera.








23 Oct 2025 





