INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjithçka që nuk kemi ditur për martesën sekrete të Cardi B

Gjithçka që nuk kemi ditur për martesën sekrete të Cardi B

Publikuar më: 10:53 30-06-2018

Adhuruesit e reperes së "Bodak Yellow" u habitën kur u zbulua në qershor të vitit 2018 se Cardi B ishte martuar fshehurazi me të fejuarin e saj, Offset muaj përpara fejesës të tyre shumë publike të vitit 2017! Ndonëse propozimi në skenë i Offset erdhi krejtësisht papritur, dhe mund të themi se reagimi “i habitur” i Cardi B meritonte një Oscar, e vërteta qëndron se ai kishte propozuar për të parën here një muaj më parë. 

 

1.Ata u martuan shumë kohë përpara propozimit

Fansat e Cardi B dhe Offset dëshmuan propozimin e papritur dhe të veçantë më 29 tetor 2017, ku Offset u ul në një gju, në skenë para një turme, në koncertin e Philly Powerhouse dhe kërkoi që repreja të bëhej gruaja e tij. Megjithatë, shumë shpejt u përhap lajmi se çifti ishte martuar një muaj para propozimit. 

 

2.Dasma ishte SUPER lowkey 

Duket se martesat sekrete dhe të thjeshta janë në trend këto ditë. Cardi B zbuloi në Twitter se ajo u martua me Offset në një ceremoni intime në një dhomë gjumi. 

 

3. Dasma e tyre sekrete ndodhi në të njëjtin muaj me ndarjen e tyre

 Si i thonë asaj shprehjes...”Në fillim vjen ndarja, pastaj martesa”,, apo jo? Epo të paktën kështu ndodhi me historinë e Cardi B dhe Offset. Ashtu si shumë burime raportuan, Cardi B dhe Offset ishin në prag të ndarjes në tetor të vitit të shkuar. Madje reperja postoi në instagram një foto me përshkrimin “Single”. E megjithatë ndarja zgjati vetëm pak minuta, pasi menjëherë reperja zhduku nga Instagrami i saj foton e mëparshme duke postuar një foto tjetër me të dashurin e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0030510425567627