Në 2016-ën, u raportua se Ed Sheeran ishte paditur nga familja e Ed Townsend, bashkëshkruesit të këngës së Marvin Gaye-t “Let’s Get It On.” Sheeran akuzohej se në këngën “Thinking Out Loud” kishte kopjuar muzikën e këngës së Marvin Gaye.
Tani një palë tjetër ka nisur një padi kundër Sheeran për copyright-in e së njëjtës këngë.
Structured Asset Sales, një kompani që ka blerë 1/3 e të drejtës së autorit të këngës “Let’s Get It On,” po kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim për shkeljen në fjalë të këngëtarit britanik.
Sipas padisë, hiti pop “Thinking Out Loud” ka të njëjtën melody, ritëm, harmoni, tambur dhe temp krahas elementëve të tjerë në këngën e Marvin Gaye.
"Thinking Out Loud" i ka sjellë Sheeran një sukses të padiskutueshëm. Falë saj, ai fitoi çmimin Grammy në 2014 dhe shiti më shumë 15.000 kopje.
Në të kaluarën Sheeran është paditur edhe për këngën “Photograph”








23 Oct 2025 





