INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Abuzonte seksualisht me fëmijët, njihuni me Italianin që u arrestua sot në Tiranë

Abuzonte seksualisht me fëmijët, njihuni me Italianin që u arrestua sot në Tiranë

Publikuar më: 15:03 25-10-2018

Një shtetas italian është arrestuar në Tiranë pasi ai akuzohej si pedofil. Zyrtarë të lartë të policisë shqiptare dhe asaj italiane kanë dalë në konferencë të përbashkët për shtyp ku kanë njoftuar arrestimin e tij.

I arrestuari është Masimilliano Croce, 45 vjeç, banues në Romë. Hetimi ndaj Masimilliano Croce, ka nisur në mesin e muajit tetor dhe falë bashkëpunimit të ngushtë është kryer edhe arrestimi. Ndaj tij rëndon akuza e pedofilisë dhe gjykata italiane e ka dënuar në formë të prerë me 16 vite burg.

Nga viti 2007-2014, shtetasi italian ka kryer krime kundër të miturve, abuzime, pedofili. Ky shtetas, gjatë periudhës së kryerjes së këtyre krimeve, ka shërbyer si mësues komuniteti për fëmijët e varfër dhe jetimë, në provincat e Romës dhe në qytetin e Romës.

Sipas policisë ai është arrestuar në Tiranë, ku qëndronte në një banesë të marrë me qera.

“Pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale midis kolegëve italianë dhe Drejtorisë Hetimore Qendrore pranë Departamentit të Policisë Kriminale, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i autorit, i cili fshihej në një banesë me qira në një zonë periferike të Tiranës. Autori i arrestuar i fshihej drejtësisë italiane prej më shumë se 4 vitesh”, bëri me dije Edi Merkaj, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale.

Article Logic
Execution time: 0.0037190914154053