INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Abuzimet me paratë e studentëve! 60 milionë lekë për “rojet”, KLSH nis auditimin

Abuzimet me paratë e studentëve! 60 milionë lekë për “rojet”, KLSH nis auditimin

Publikuar më: 12:27 27-06-2018

Universitetet publike kanë bërë shumë abuzime me fondet, ku veçojmë një nga rastet më flagrante që janë shpenzuar për 7 muaj afro 60 milion lekë për sigurinë e godinave dhe pagesa për rojet e zero për kërkimin shkencor. Më shumë abuzime janë bërë nga Universiteti i Elbasanit, më pas vjen i Durrësit dhe në fund ai i Tiranës. Pas publikimit të raportit mbi abuzimet në universitetet publike të grupimit të të rinjve të Qëndresës Qytetare në një tryezë diskutimesh, Këshilli i Lartë i Shtetit ka vendosur menjëherë të nisë auditimin dhe të dërgojë para drejtësisë drejtuesit e universiteteve. 

Edhe të rinjtë që kanë kryer studimin i janë drejtuar Prokurorisë dhe Policisë që të çojë në pranga përgjegjësit që kanë abuzuar me paratë e studentëve apo buxhetit të shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496