Drama mes ish-moderatoreve të “Wake Up”, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, duket se nuk ka përfunduar me largimin e tyre të bujshëm nga ekrani i Top Channel, por tashmë është zhvendosur në frontin digjital. Enxhi dhe Neada nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram.
Kjo nuk përbën provë të një konflikti fizik, as nuk konfirmon ndonjë prishje të raportit mes tyre, por është një lëvizje që rrallë ndodh mes kolegeve që kanë ndarë të njëjtën punë për një kohë të gjatë dhe para aludimeve për konflikt, e ndiqnin njëra-tjetrën.
Në kulturën online, “unfollow”-i është një sinjal i vogël, por shpesh domethënës, se diçka mund të mos ketë shkuar siç duhet.
Duke parë largimin nga “Wake Up” dhe më pas edhe “distancën” virtuale, ndoshta marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë aq e qetë sa u paraqit. Të paktën nga çfarë shohim ne nga jashtë.








20 Nov 2025 





