Ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë Për’Puthen i ftuar sot në ABC me Ermal Peçin foli në lidhje me lajmet që po qarkullojnë në rrjet në lidhje me atë dhe Bora Zemanin, ku është aluduar gjatë se kanë pasur një lidhje. Ata nuk ndiqen më në Instagram gjë që ka bërë që shumë persona të dyshojnë se mes tyre ka ndodhur diçka.
“Aq shumë u tensionua, aq shumë u bë stresuese, sa u prish edhe miqësia. Nuk ka hiç komunikim. E hoqa unë, jo që të qetësoheshin shqiptarët por kështu ndodhi. Atë zgjodha unë.”-tha Atdheu.
Pyetjes së Ermalit mbi lakimin e emrit të tij me Borën, por edhe me të tjera vajza të showbizit shqiptar, Atdheu iu përgjigj kështu:
“S’e kuptoj pse unë jam përfshirë. Kishte ditëlindjen dhe për respekt i dërgova lulet. Njerëzit siç është ajo shprehja, shto ujë e shto miell.”
Ndonëse me këto fjalë nuk la përshtypjen se mes tij dhe moderatores nuk ka ndodhur diçka. Ai konfuzoi sërish me deklaratat e tij.
Ai tha se së fundmi kishte mbyllur një histori dashurie, nga e cila kishte dalë i lënduar me një vajzë nga Shqipëria.
Ermali e pyeti nëse ajo vajzë e ka emrin shqiptar, ndërsa Atdheu iu përgjigj “po dhe është një emër shumë të ftohtë”, ndërsa shtoi se nuk e ka më follow në instagram.








12 Nov 2025 





