Bora Zemani ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin ‘Gooca dhe Gra’, ku ka folur shumë rreth jetës profesionale dhe asaj private. Nga pyetjet për Big Brother VIP 5, tek ato në lidhje me Donaldin, Bora nuk ka hezituar të përgjigjet.
Ajo s’i ka shpëtuar as pyetjeve ngacmuese rreth rivalitetit në televizion, duke dhënë një përgjigje që u interpretua si një kundërpërgjigje ndaj Arbana Osmanit.
Pak kohë më parë, Arbana bëri bujë me deklaratën e saj ku e përshkroi ambientin mediatik si të mbushur me “gjarpërinj dhe hardhuca”.
E pyetur nga Rozana Radi nëse ajo vetë ndjen praninë e tyre, Bora u shpreh se kjo terminologji nuk i pëlqen aspak.
Ajo tha: “Nuk ka më, jemi qetë. Në rrethin tim, nuk ka. Unë kam ca vite që punoj me të njëjtin staf. Më duket pak e rëndë për të përshkruar kolegët apo ish-kolegët në formë të tillë. Konkurrenca është e shëndetshme.”








16 Nov 2025 





