INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

A jemi një popull i pakulturuar? Nëse i referohemi vetëm shpenzimeve mund të themi PO[VIDEO]

Publikuar më: 12:34 14-01-2019

Nuk e duam kulturën apo s’kemi para për të ndjekur eventet? Në fakt të dhënat e Anketës së Buxhetit Familjar flasin se shqiptarët kanë prioritete të tjera dhe shpenzojnë për Argëtim dhe Kulturë 3 herë më pak se qytetarët e BE-së. Shpenzimet për argëtim dhe kulturë në Shqipëri janë afro 3% e totalit të shpenzimeve. Në total familjet shqiptare shpenzojnë rreth 20.3 miliardë lekë për argëtim dhe kulturë në vit. Gjatë një viti një individ në Shqipëri ka shpenzuar mesatarisht 57 euro për argëtim dhe kulturë përkudrejt 1.400 euro që shpenzon mesatarisht një banor i BE-së.

Po gjithësesi Tirana dhe Korça rezultojnë me shpenzimet më të larta për kulturë dhe art. Me sa duket banorët e këtyre qyteteve nuk po e braktisin kulturën dhe sakrifikojnë paratë për shpenzime të tjera.
Tirana ka përqindjen më të lartë të shpenzimeve për argëtim dhe kulturë rreth 4.1%, apo rreth 1 pikë më shumë se mesatarja kombëtare. Kurse korçarët, që renditen të dytë kanë shpenzuar rreth 3.3% të totalit për kulturë dhe argëtim. Më pas vjen Berati me 3% të totalit.
Ndërkaq në qarqet e tjera kanë një përqindje më të ulët se mesatarja kombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.003964900970459