INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Ja si e ruajnë të rinjtë traditën

KafeIN/ Ja si e ruajnë të rinjtë traditën

Publikuar më: 11:26 18-07-2018

Duke qënë se dita-ditës bota po shkon drejt modernizimit, kultura dhe tradita kombëtare ka nisur të mbetet në mëndjen tonë si një ritual i të shkuarës.

Sot në KafeIN ishin të rinjtë të cilët treguan se ka akoma nga ata që e përkrahin kulturën dhe traditën e madje dhe e promovojnë atë.

Adela Durmishaj është vajza e cila qëndis veshjet tradicionale të vendit tonë në një menyrë shumë të veçantë. Adela ka zgjedhur që këto punime ti veshin kukullat të cilat ajo krijon si dhe të mbeten si një kujtim në korniza të punuara enkas për këtë lloj punimi.

Ajo është shprehur se një punë e tillë bëhet me pasion nga ajo dhe nuk është imponuar nga familja ose paragjykuar nga shoqëria për atë që ben. Kukullat dhe punimet e Adelës shëtisin dhe botën duke mbartur kështu një histori dhe një kujtim i cili mbetet në kohe.

Duket qartë që të rinjtë, janë ata që po mundohen ta trashëgojnë kulturën shqipëtare nëpërmjet artit.

 

Më shumë në këtë kategori: « KafeIN/ Art me nostalgjinë
»
Article Logic
Execution time: 0.0032219886779785