INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ishte Beatrix Ramosaj arsyeja pse Bora Zemani hoqi dorë nga Festivali i Këngës?

A ishte Beatrix Ramosaj arsyeja pse Bora Zemani hoqi dorë nga Festivali i Këngës?

Publikuar më: 12:28 29-12-2021

Pak javë më parë, një ndër emrat që u përfol se do të prezantonte edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës, ishte Bora Zemani. Thashethemet u përhapën më shumë pas publikimit të një fotoje të moderatores me Ardit Gjebrean, organizatori i këtij edicioni. Më pas, Bora vendosi të mos marrë pjesë për arsye të panjohura.

Së fundmi, po përflitet se arsyeja e tërheqjes nga festivali mund të ketë qenë Beatrix, emër që është përfolur shumë për shkak të lidhjes me Donaldin, ish-it të Borës. Kjo pasi Beatrix do të befasohej duke dëgjuar performancën e vëllait të saj, Albanit, i cili është konkurrent i këtij edicioni.

Ajo u dërgua në Pallatin e Kongreseve për të ndjekur përformancën e vëllait të tij dhe ndoshta Bora ka dashur të shmangë një përballje të tillë.

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828