INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është kjo macja më me fat në botë?

A është kjo macja më me fat në botë?

Publikuar më: 21:39 15-04-2016

Shprehjen “macja ka 7 shpirtra” që shpesh herë e kemi dëgjuar, e vërteton më së miri kjo mace. Sigurisht që nuk do dëshironim ta vërtetonim në këtë mënyrë, sepse nuk e imagjinojnë dot faktin se si një qenie njerëzore, mund ti kishte shkaktuar diçka të tillë, një kafshe të pafajshme.

Puss-Puss, një mace 3 vjeçare kishte ikur nga një prej shtëpitë e zonës, dhe është gjetur në një anë të rrugës në Ardleigh, Essex në Britani, e mbuluar me gjak, pasi I kishte mbijetuar një sulmi me 30 të shtëna. Pas një grafie veterinerët zbuluan në trupin e saj, rreth 30 saçme të qëlluara nga një shotgun. “U shokuam kur pamë aq shumë saçme në trupin dhe kokën e saj. Një ndër to ishte në putër, që e krijonte vështirësi të ecte dhe një tjetër në mes të syve.

U detyruam që të ndërhyjmë, në një nga sytë e saj”, kanë thënë veterinerët që e kanë kuruar. Duke shpjeguar gjendjen e saj ata kanë shtuar se, “2 saçme ishin shumë pranë shtyllës kurrizore dhe ishte një mrekulli që ajo kishte mbijetuar”.

 

Article Logic
Execution time: 0.004040002822876