INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Macja bën mrekulli, ndihmon vajzën autike të largojë frikën

Publikuar më: 15:24 15-03-2016

Një vajzë e vogël me autizëm ka krijuar një lidhje të veçantë me një mace. Kjo e ka ndihmuar vogëlushen që të dalë nga bota e saj e mbyllur.

6-vjeçarja Iris Grace Halmshaw dikur kishte frikë nga uji, por tashmë gjërat kanë ndryshuar për të. Ajo noton bashkë me macen e saj, e cila është një prej mikeshave më të mira të vogëlushes. Macja e ka ndihmuar 6-vjeçaren për të kaluar këtë frikë. Gjithashtu vajza nisi të fliste pasi macja erdhi në shtëpi.

Macja e ndihmon vajzën e vogël jo vetëm gjatë notit në pishinë, por edhe për të bërë dush. Nëse më parë për nënën e Iris ishte një makth të lante të bijën, gjërat kanë ndryshuar. Nëna e vogëlushes nuk ka më frikë nëse një pikë uji prek të bijën, sepse falë maces 6-vjeçarja e ka kaluar makthin.

Article Logic
Execution time: 0.0035901069641113