INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky çift na tregon se, nuk mund të rreshtësh së dashuruari dikë, vetëm se nuk e ke atë pranë teje

Ky çift na tregon se, nuk mund të rreshtësh së dashuruari dikë, vetëm se nuk e ke atë pranë teje

Publikuar më: 21:52 15-04-2016

Një çift australian te cilët shoqëroheshin gjatë moshës 19-20 vjeç janë bashkuar përsëri pas gjashtë dekadash te ndarë. Çifti i ri John Porter dhe Gwenda Levy ndanë rrugët e tyre ne vitin 1950 , duke u martuar me njerëz të tjerë me të cilët do të kishin fëmijë vite më vonë.  Z. Porter dhe Znj. Levy gjetën rrugën e tyre edhe një herë duke rikthyer lidhjen e tyre të veçantë me një seri letrash.

"Kur pashë emrin John Porter mbrapa zarfit, mendova, hmm kjo është diçka e mirë " tha zonja Levy per 9News." Mendimi tjetër që më erdhi në mendje ishte: Nuk mund të ndalosh se dashuruari dikë vetëm pse ai nuk është pranë teje."

Pasi të dy partnerët e Z. Porter dhe Znj. Levy ndërruan jetë, Z. Porter propozi një vizitë drejt Znj. Levy në Sydney gjatë së cilës u bë e qartë që " gjërat ishin siç kanë qenë me parë".

Në një kthesë të papritur të ngjarjeve, çifti vendosi të zyrtarizonte lidhjen e tyre të vjetër me dekada duke zotëruar martesën e tyre sot, e cila ka gëzuar tetë fëmijët e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0026710033416748