INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është Capital T ‘kapo’ i zemrës së saj? Adrola Dushi përgjigjet publikisht

A është Capital T ‘kapo’ i zemrës së saj? Adrola Dushi përgjigjet publikisht

Publikuar më: 15:28 04-03-2023

Mbrëmjen e sotme e ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan” ka qenë Adrola Dushi. Modelja e njohur është vendosur përballë pyetjeve të gazetërëve të vegjël, të cilët ia dolën t’i rrëmbenin disa deklarata për jetën e saj private.

“A ke një Capo në jetën tënde?”-ishte pyetja drejtuar Adrolës, bazuar në thashethemet që prej kohësh kanë qarkulluar lart e poshtë për një lidhje të saj të mundshme me Trim Ademin, e njohur si Capital T.

“Unë capo jam i vetes time. Do të doja të kisha një capo në jetën time. Dua të kem një partner capo. Ne vetem shokë jemi me capon.”-është shprehur Dushi.

Në rrjedhën e pyetje mbi jetën personale, modelja u pyet gjithashtu nëse ishte e dashuruar. Por, edhe këtë herë ajo dha një përgjigje diplomatike, pa zbuluar emra.

“Sigurisht jam shumë e dashuruar. Nuk jetohet pa dashuri,”-tha Adrola.

Ajo që bëri përshtypje ishte insistimi i moderatores Alketa Vjesiu, kur u përmend emri i Capital T, duke u shprehur se udhëtimet e shpeshta New York-Prishtinë të modeles dhe këngëtarit nuk ishin pa një arsye.

Article Logic
Execution time: 0.0032918453216553