INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ekziston dashuria me shikim të parë? Ja përgjigja sipas ekspertëve

A ekziston dashuria me shikim të parë? Ja përgjigja sipas ekspertëve

Publikuar më: 15:13 08-03-2017

Dashuria është një nga emocionet më të forta që dikush mund të përjetojë.

Sipas ekspertes të lidhjeve Tracey Cox këto janë disa nga përgjigjet lidhur me të.

 

Përse bien njerëzit në dashuri?

Kam arritur në përfundimin se dashuria është një nga tri sistemet e trurit, që kanë evoluar prej riprodhimit. Dëshira seksuale ka evoluar që të na shtyjë të kërkojmë partner. Dashuria romantike ka evoluar që ne ta përqendrojmë energjinë vetëm te një njeri, duke kursyer kështu kohë dhe energji. Lidhja emocionale me dikë ka evoluar për të na ndihmuar të qëndrojmë gjatë me një partner aq sa për të rritur fëmijët të sigurt.

Përse dashuria na bën të ndihemi mirë?

Sepse disa nga qarqet e trurit që lidhen me kënaqësinë aktivizohen kur biem në dashuri. Kimikati kryesor i çliruar është dopamina, që prodhon eufori, energji, përqendrim dhe largim gjumi. Biologjikisht sjell pasojat e drogës.

Ekziston dashuria me shikim të parë?

Po. Ndodh më shpesh te meshkujt sesa te femrat. Kjo sepse meshkujt janë më shumë të dhënë në aspektin vizual. Nuk kanë qenë të rralla rastet kur të gjithëve na ka ndodhur të ndiejmë një farë tërheqje për dikë që nuk e njohim. Kjo ndodh për një qëllim praktik. Në mbretërinë e kafshëve, ata nuk kalojnë tre muaj njohje, përkundrazi gjejnë sa më shpejt një partner për t’u riprodhuar.

Ka lidhje dashuria me kohën?

Koha është shumë e rëndësishme në dashuri. Kjo, sepse gjithçka ndodh në kohën e duhur. Mund ta kemi pasur një partner ideal përpara syve për shumë kohë e mos ta kemi vënë re. Njerëzit janë të zënë me punë dhe aktivitete të tjera, ndaj koha e duhur mund të na hapë sytë drejt dashurisë.

Nga ndryshon dashuria nga epshi?

Zakonisht epshi shuhet pas intimitetit fizik dhe kthehet kohë më vonë. Ai mund të ndihet për shumë njerëz përnjëherë dhe nuk sjell domosdoshmërish xhelozi. Dashuria është ndryshe. Kur bie në dashuri bëhesh shumë i dhënë pas tjetrit. Ndjenjat nuk zhduken, pasi ka ndodhur kontakti fizik, në fakt mund edhe të forcohen.

Çojnë lidhjet fizike më pas në dashuri?

Mund të ndodhë. Kjo, për shkak se gjatë seksit çlirohet shumë dopaminë, ndaj tregoni kujdes, sepse mund të bini në dashuri me dikë të rastësishëm.

A shuhet dashuria me kalimin e kohës dhe si mund ta ringjallim?

Periudha e parë intensive e dashurisë zgjat nga një deri në tre vjet. Pas kësaj, ndjenjat fillojnë të zbehen. Por nëse dy njerëz e ndiejnë shumë njëri-tjetrin, ka mundësi për ta ringjallur ndjenjën e dashurisë. Risitë mund të sjellin romancë, po ashtu edhe intimiteti fizik. Bëni disa nga gjërat që bënit në fillimet tuaja.

Çfarë roli luan kimia në dashuri?

Unë besoj se kur kimia e një personi përputhet me atë të një njeriu tjetër, kjo rrit jetëgjatësinë e një marrëdhënieje. Kjo do t’i mbajë partnerët së bashku dhe të lumtur.

Article Logic
Execution time: 0.0022780895233154