INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të zgjidhen problematikat e pronësisë në Shqipëri, në Kuvend nisma që përshpejton proceset

A do të zgjidhen problematikat e pronësisë në Shqipëri, në Kuvend nisma që përshpejton proceset

Publikuar më: 15:14 25-11-2018

Çështja e pronësisë konsiderohet nga institucionet vendase e të huaja si një ndër problematikat më të komplikuara e më të vështirë për t’u zgjidhur.

E duket se do të duhet sërish shumë kohë që çdo gjë të marrë një zgjidhje.

Por krahas projektligjit që synon të bashkojë institucionet që trajtojnë çështjet e pronësisë në Shqipëri, në Kuvend është depozituar edhe një ligj tjetër që synon të krijojë një bazë ligjore të thjeshtuar.

“Përmirësimi i kuadrit ligjor për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, duke parashikuar norma të reja ligjore për mënyrën e administrimit të regjistrit publik të këtyre pasurive, pasqyrimin e të drejtave dhe detyrimeve që rëndojnë mbi pasuritë e paluajtshme, si dhe përmirësim-përditësimin të të dhënave të regjistrit për të korrigjuar pasaktësitë gabimet materiale të mbartura në të gjatë tre dekadave të fundit,” shkruhet në relacionin e projektligjit “për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”

Pavarësisht se thjeshtohen e përshpejtohet procedurat për zgjidhjen e problematikave të pronësisë në Shqipëri, sërish procesi duket se do të kërkojë një dekadë tjetër.

“Efekti që pritet të sjellë projektligji është konsolidimi i marrëdhënieve të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme dhe arritja e sigurisë juridike në këto marrëdhënie, në një afat 10-vjeçar” shkruhet në relacionin e nismës së depozituar në Kuvend.

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715