INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I del përpara derri i egër, 38-vjeçar shqiptar humb jetën në Greqi [VIDEO]

I del përpara derri i egër, 38-vjeçar shqiptar humb jetën në Greqi [VIDEO]

Publikuar më: 15:24 25-11-2018

Ka rezultuar fatale përplasja me një derr të egër, për një 38 vjeçar shqiptar në Lamia të Greqisë, pasi emigranti ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, kur shqiptari duke drejtuar një automjet në Theologos, ka shmangur rrugën në përpjekje për të shmangur përplasjen e kafshës.

Ky episod, ka bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe kështu ka përfunduar në oborrin e një banese.

Mediat lokale raportojnë se 38 vjeçari ka zhytur në zi komunitetin, pasi njihej si një njeri pozitiv sepse prej vitesh jetonte bashkë me familjen aty.

“Ai ishte një shofer shumë i mirë. Diçka ka ndodhur. Ndoshta ai ishte duke manovruar për të shmangur derrat e egër, të cilët dalin shpesh në rrugë”, tha një banor i zonës.

Article Logic
Execution time: 0.0039529800415039