INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti i konkurrueshmërisë globale, në Shqipëri problem krimi i organizuar, korrupsioni dhe performanca e gjyqësorit [FOTO]

Raporti i konkurrueshmërisë globale, në Shqipëri problem krimi i organizuar, korrupsioni dhe performanca e gjyqësorit [FOTO]

Publikuar më: 10:49 17-10-2018

Krimi, gjyqësori dhe e drejta e pronës janë faktorët më shqetësues në Shqipëri. Në këtë përfundim ka arritur Forumi Ekonomik Botëror, i cili ka publikuar raportin e fundit të Konkurrueshmërisë Globale (2018-2019). Në listë janë ëprfshirë 140 ekonomi botërore ndërsa vendi ynë renditet e 76-ta, me përmirësim prej 4 shkallëve krahasuar me një vit më parë. Garën rajonale duket ta ketë fituar Serbia, e renditur e 65-a, ndjekur nga Mali i Zi, i 71-i. Ndërsa Shqipëria, në kompleksin e komponentëve të studiuar, renditet më lart se sa Maqedonia e 84-a dhe Bosnja e Hercegovina e 91-a.

Nga analiza e detajuar e raportit konstatohet se faktori më problematik , është krimi i organizuar, performanca e gjyqësorit, eficensa legjislative, ndjekur më pas edhe nga problematika në të drejtat e pronësisë. Një tjetër shqetësim, pjesë e një komponenti të rëndësishëm, si ai i institucional, është aftësia ligjorë për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Më pas renditen inflacioni, aksesi në financë, rregullimi i taksave, tregu i punës, tregu për një produkt të caktuar, për të vijuar deri te shqetësimet e tjera insitucionale dhe infrastrukturore. Në çështjet infrastrukturore, vijojmë të përformojmë keq në ndërlidhjet rrugorë dhe eficienca e lidhjes përmes trenave.
Një vit më parë, në renditjen e vitit 2017-2018, Shqipëria renditej e 80-a, me 5 shkallë përmirësimi nga një vit më parë. Sipas analizës, ka qenë korrupsioni shqetësimi kryesor, me 23.6 pikë, i ndjekur nga taksat me 21.3 pikë.

raporti.png

Article Logic
Execution time: 0.0040469169616699