INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do ta sjellë sot Dua Lipa klipin e ri? [FOTO/VIDEO]

A do ta sjellë sot Dua Lipa klipin e ri? [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 13:59 28-10-2016

Akoma pa na u mërzitur kënga e saj e fundit që u kthye në një hit të menjëhershëm, Dua Lipa bën gati tjetrën.

Pasi na hoqi trurin me “Blow Your Mind” artistja e talentuar me origjinë shqiptare do të na fusë në një dhomë për ty me “Room for 2”. Bashkëpunimi me revistën Hunger ka rezultuar i suksesshëm, pasi u shfaq në kopertinënë e saj, dhe duket se nuk ka përfunduar këtu. Kjo pasi kënga e re do të ketë premierën në Hunger Tv dhe janë shfaqur disa sekuenca të shkurtra filmike të saj. Në ndryshim nga kënga e fundit e cila ishte ritmike, këtë herë artistja 21 vjeçare na fut menjëherë në një gjendje tjetër. Për këtë nuk i duhet as të hapë gojën pasi mjaftojnë pak tinguj nga kënga për ta krijuar menjëherë efektin. Në një postim të fundit Dua ka thënë se kënga e re do të vijë shumë shpejt duke mos specifikuar ditë. Dita e madhe ama mund të jetë sot pasi pikërisht dy ditë më parë postime nga Hunger Magazine bënin me dije se klipi ishte vetëm dy ditë larg. Dy ditët kaluan, tani të presim e të shikojmë.

dualippa1.jpg

dualippa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038809776306152