INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të publikohet dosja e plotë me raportet e vrasjes të ish-presidentin amerikan John Kennedy…?

A do të publikohet dosja e plotë me raportet e vrasjes të ish-presidentin amerikan John Kennedy…?

Publikuar më: 11:52 26-10-2017

Kanë kaluar më shumë se 50 vjet që nga koha kur ish-presidenti John Kennedy u vra.

Disa pjesë të dosjes “Kennedy” janë mbajtur sekret me fanatizëm nga Departamenti i Inteligjencës Amerikane duke ngjallur një seri teorish konspiracioniste.

Përsa i përket një pjese dërrmuese të të dhënave mbi vrasjen e 22 nëntorit të vitit 1963 në Dallas janë bërë publike prej kohësh, por janë pikërisht ato mijëra faqet e mbyllura që vazhdojnë të ushqejnë kërshërinë dhe fantazinë e njerëzve.

Presidenti aktual Donald Trump e ka përmendur këtë çështje të mërkurën po pa dhënë sqarime të plota nëse për çdo rast planifikon hapjen e plotë të dosjes.

26 tetori 2017 është caktuar si dita e fundit për marrjen e vendimit nëse do të publikohet dosja e plotë.

Filmi i Oliver Stone në vitin 1991 “JFK” përcolli me sukses një variant mjaft popullor të ngjarjeve, duke hedhur idenë e një komploti të lartë qeveritar, ku përfshiheshin agjentë të FBI-së, CIA-s dhe krerë ushtarakë.

Historianët që e kanë studiuar me shumë kujdes vrasjen e Kenedit nuk presin që këto dokumente të nxjerrin ndonjë të vërtetë shpërthyese apo të kundërshtojnë përfundimin zyrtar se Lee Harvey Osëald ishte përgjegjësi i vetëm për ekzekutimin e kreut të administratës.

Por, amerikanët do të kenë sidoqoftë një tablo më të plotë mbi mënyrën sesi u vra Presidenti i tyre i 35 dhe hetimin që pasoi ngjarjen e rëndë.

Article Logic
Execution time: 0.0039279460906982