INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të fillojë transporti publik në Tiranë? Ky është vendimi që u mor sot!

A do të fillojë transporti publik në Tiranë? Ky është vendimi që u mor sot!

Publikuar më: 16:29 25-06-2020

Transporti publik në Tiranë nuk do të nisë punën as nesër nëse nuk plotësohen kushtet!

Pas mbledhjes që Unioni i Transportit ka zhvilluar sot, administratorët e autobusëve këmbëngulin që të rimbursohen për të gjithë ata qytetarë që përfitojnë transport falas dhe për të gjitha vendet që do të rrinë bosh pasi sipas protokollit, lejohet qarkullimi vetëm me 70% të kapacitetit.


Kërkesave të tyre iu shtohet gjithashtu edhe heqja e akcizës për naftën dhe për TVSH-në gjatë të gjithë vitit 2020:

“Nuk nisim punën pa u plotësuar 4 kërkesat tona. Kërkojmë heqjen e akcizës për naftën dhe të TVSH-së për 2020. 90 % e shoqatave që ne përfaqësojmë, nuk do të punojnë. Protokolli i sigurisë i pazbatueshëm, duhet të ndryshojë. Rimbursim për vendet që do jenë bosh për shkak të protokollit. Rimbursim në burim për ata që përfitojnë transportin falas”, mësohet të kenë thënë administratorët e autobusëve.


Sektori i transportit është kthyer në “mollë sherri” mes institucioneve ditët e fundit pasi ministria dha ok për nisjen e punës bazuar në protokollin strikt të masave kundër koronavirusit.

Por unioni i shoqatave të transportit shprehet se nuk duhet që mbajnë ata përgjegjësi nëse pasagjerët nuk respektojnë rregullat.

Dy ditë më parë, ministrja Balluku tha se qeveria po mendon paketë tjetër mbështetëse për ringritjen pas goditjes nga pandemia. Një paketë e re financiare për shoqërinë e transportit është bërë në konsultim dhe bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe ministrin Arben Ahmetaj.

/Iconstyle.al

Article Logic
Execution time: 0.0037899017333984