INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
49 viktima nga CORONAVIRUS në Shqipëri

49 viktima nga CORONAVIRUS në Shqipëri

Publikuar më: 12:38 25-06-2020

Një 66-vjeçar i prekur nga COVID-19 vdiq të enjten në Spitalin Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës duke e rënduar më tej bilancin e viktimave nga pandemia në 49 vdekje.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 66-vjeçari nga Tirana kishte të paktën 7 ditë shtruar në spital në gjendje të rëndë.

“Gjendja e tij ishte vështirësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje,” tha ministria duke shtuar se ai vuante nga diabeti dhe hipertensioni.

Prej muajit mars, kur u diagnostikua i infektuari i parë me COVID-19 në Shqipëri, autoritetet shëndetësore kanë kryer rreth 22 mijë testime, prej të cilave kanë rezultuar të infektuar 2,192 persona.

Nga të infektuarit, 49 kanë vdekur, 1,250 janë shëruar, 768 janë të mbyllur në shtëpi pa ndërlikime shëndetësore, 81 janë të shtruar në spital.

Dy javët e fundit Shqipëria po vuan një prirje në rritje të rasteve me infeksion, por edhe të viktimave. Vetëm javën e fundit u regjistruan 9 vdekje ndër pacientët me COVID-19, ndërkohë që aktualisht në 3 ditët e fundit janë shënuar 4 vdekje.

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707