INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
77 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orë nga COVID-19

77 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orë nga COVID-19

Publikuar më: 12:38 26-06-2020

Gjatë 24 orëve të fundit në vendi tonë janë kryer 402 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 77 persona.

Në komunikimin e përditshëm me publikun, dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 pacientë në Spitalin Infektiv.

“Dy humbjet e jetës kanë qenë të papritura. Një 76-vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare. Dhe një 54-vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 87 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Ndërkohë, 48 qytetarë janë shëruar, duke e çuar në 1298 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: Tirana 28 raste, Shkodra 13 raste, Durrësi dhe Korça me nga 5 raste; nga 4 raste Delvina dhe Berati; nga 3 raste në Fier, Kurbin dhe Pukë; nga 2 raste në Elbasan dhe Kamëz; nga 1 rast përkatësisht në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë.

Në vendin tonë aktualisht janë 920 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Kanë vazhduar testimet serologjike në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT. Janë kryer 3380 testime në personel shëndetësor me një pozitivitet të përgjithshëm 6%”, tha dr. Tomini.

COVID-19 – Statistika (26 Qershor 2020)

Testime totale 25563

Raste pozitive 2269

Raste të shëruara 1298

Raste Aktive 920

Humbje jete 51 (Qarku Tiranë 30, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 375

Durrës 174

Shkodër 154

Vlorë 84

Fier 44

Lezhë 27

Korçë 25

Kukës 13

Elbasan 12

Gjirokastër 7

Berat 5

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262