INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do ta marrë Kadare, Nobelin? Sot ndahen çmimet

A do ta marrë Kadare, Nobelin? Sot ndahen çmimet

Publikuar më: 09:21 05-10-2017

Një juri prej 18 anëtarësh të zgjedhur me short sot do të vendosë për fiuesit e Nobelit. Kjo vjen një vit, pasi akademia Suedeze zgjodhi me Bob Dylanin si laureat të çmimit “Nobel” për letërsi.
Më shumë se gjysma e anëtarëve të akademisë duhet të votojnë fituesin, i cili zgjidhet prej rreth 350 propozimeve të bëra nga ekspertët e letërsisë.
“Këtë vit, favoritët janë nga George RR Martin tek Kanye West dhe pritet që Akademia të shkojë me një përzgjedhje të sigurt”, shkruan “The Guardian”. Dy prej pretendentëve për këtë vit, sipas kësaj të përditshmeje, janë shkrimtari nga Kenia, Ngugi ëa Thiong’o, dhe ai nga Japonia, Haruki Murakami, emrat e të cilëve për disa vjet me radhë përmenden si pretendent për fitues.
Emra të tjerë, që kjo revistë ka futur në listën e atyre që mund të jenë fitues, janë edhe shkrimtari e poeti shqiptar Ismail Kadare, autorja kanadeze Margaret Atëood, Jon Fosse nga Norvegjia, Antonio Lobo Antunes nga Portugalia, Javier Marias nga Spanja dhe Laszlo Krasznahorka nga Hungaria. Edhe Papa Françesku është një ndër emrat e përmendur, për qëndrimet ndaj varfërisë, emigracionit, drejtësisë sociale dhe ndryshimeve klimaterike. Deri më sot asnjë Papë s'ka marrë Nobelin për Paqe.

Çmimet ndahen në nderim të Alfred Nobelit për të shpërblyer “personin i cili do të ketë shkruar në fushën e letërsisë vepra të jashtëzakonshme në një drejtim ideal”, çmimi u është ndarë 113 shkrimtarëve që nga viti 1901 – prej të cilëve 14 ishin gra, 28 kanë shkruar në gjuhën angleze dhe 77 kanë shkruar në prozë.

Article Logic
Execution time: 0.0038678646087646