INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sytë nga qielli/ Sot ndodh fenomeni më fantastik i hënës ...

Sytë nga qielli/ Sot ndodh fenomeni më fantastik i hënës ...

Publikuar më: 10:00 05-10-2017

Sot mendoni një dëshirë e qëndroni me sytë nga qielli që premton t'ju ofroj një spektakël të vërtetë.

Sot do të ndodhë një fenomen i pazakontë, i cili quhet “hëna e të korrurave”.

Kështu, në këtë datë bëni mirë të mos e humbisni pamjen fantastike që ofron hëna e plotë e tetorit, e quajtur ndryshe “hëna e plotë e gjuetarit”, ose “hëna udhëtare”, e cila do të duket 100% e plotë.

Para një viti, ishim dëshmitarë të “super-hënës”, e cila u quajt e tillë pasi ndodhej shumë pranë tokës dhe dukej gjigante.

Tashmë, hëna e tetorit duket shumë më shndritshme, me tonalitete të portokallisë, të verdhës apo të kuqes për shkak të afërsisë me horizontin.

Prandaj, mos e lini t’ju ikë shansi për të shkrepur disa super fotografi të këtij fenomeni të rrallë dhe të mahnitshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049