INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donin të vrisnin Erdogan, burg përjetë për 34 ushtarë

Donin të vrisnin Erdogan, burg përjetë për 34 ushtarë

Publikuar më: 09:20 05-10-2017

Gjykata turke ka dënuar me burgim të përjetshëm 34 persona të cilët akuzohen se planifikuan vrasjen e Presidentit Rexhep Taip Erdogan gjatë tentativës së dështuar të grushtit të shtetit.

Në total, gjykata mori nën shqyrtim 46 persona, por shpalli të fajshëm vetëm 34 prej tyre.

BBC raporton se këta persona kishin përgatitur një plan për të sulmuar Presidentin në kohën që ky i fundit ishte duke pushuar në një hotel në zonën jug-perëndimore të Turqisë.

Article Logic
Execution time: 0.0045738220214844