Edhe pas largimit nga “BBVIP” Efi Dhedhes mbetet ende një nga emrat më të komentuar përgjatë këtyre ditëve.
Së fundmi, në rrjet po qarkullon lajmi se Efi do të zëvëndësojë vendin e Bora Zemanit si moderatore në “Për’puthen”.
Edhe pse vajzat nuk kanë bërë ansjë reagim pas këtyre aludimeve, moderatorja ka publikuar një video në InstaStoryn e saj nga Top Channel ku shfaqet me Efin, Olsa Muhametin, Fation Kuqarin dhe disa pjesëtar të stafit duke ngjallur më shumë dyshime.
Gjithashtu ish-konkurrentja e programit të dashurisë u shpreh gjatë një videoje se ishte shumë e lumtur dhe i kërkoi atyre ta gjenin se ku po shkonte. Pas videos së Borës, duket se Efi është e ftuar në “Për’puthen Prime” po se çfarë roli do të ketë në emision do të mbetet për t’u parë.
Kujtojmë se Efi është përfolur që në fillim për ngjashmërinë e madhe që ka me Borën, madje ajo është shprehur se ndihej elumtur që krahasohej me një femër aq të bukur si moderatorja.