Artistja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku foli për karrierën e saj dhe mundësinë e një rikthimi në muzikë.
Edhe pse vitet e fundit është larguar nga jeta artistike, Çiljeta mbetet një nga figurat më të dashura dhe karizmatike të shoëbiz-it shqiptar.
Gjatë intervistës, ajo u pyet nëse planifikon të publikojë një këngë të re. Artistja u shpreh me sinqeritet: “Jam karikuar të bëj një këngë të re, por do ta bëj vetëm nëse Flori Mumajesi rikthehet.”
Me humor, Çiljeta shtoi se vetëm Flori di të sjellë frymën e brezit të saj: “Vetëm Flori mund t’i bëjë këngët e kohës sime, ose do iki tek ai që më ka nxjerrë për herë të parë si këngëtare, që e falënderoj pafund Andi Lila.”
Ajo zbuloi gjithashtu se ka tentuar të komunikojë me Mumajesin për një rikthim të mundshëm: “I kam shkruar para dy muajsh: ‘Do kthehesh, se na ke lënë pa këngë’. Por nuk më ka kthyer përgjigje. Unë mendoj se do vijë një kohë që i gjithë brezi ynë do të rikthehet. Nuk e di, por kështu e ndjej.”








28 Oct 2025 





