INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do ketë ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë? Gjithçka do vendoset në Parlament

A do ketë ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë? Gjithçka do vendoset në Parlament

Publikuar më: 11:41 31-10-2018

Kuvendi i Kosovës mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të debatuar lidhur me shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, apo “korrigjimin e kufijve”.
Me vetëm një pikë të rendit të ditës opozita synon që të ndalojë Presidentin Hashim Thaçi që temë të dialogut të ketë edhe territorin e vendit.
LDK që ka nisur kërkesën për seancë të jashtëzakonshme po ashtu kërkon që të miratohet një rezolutë e cila do ta ndalonte presidentin të flasë për territorin me shtetin serb.
Thaçi muajt e fundit ka prezantuar idenë e njohur tashmë si “korrigjimi i kufijve”, e cila sipas tij mundëson bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Për këtë ka pasur kritika jo vetëm nga partitë opozitare, por edhe pjesëtarë të kabinetit qeveritar si dhe ndërkombëtarët kanë shprehur shqetësime./KosovaPress

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994