Rio Ferdinand është një nga mbrojtësit legjendarë të Manchester United, i cili tashëm është në pension. Historia e tij me martesën ka qenë disi e komplikuar, pas vdekjes së gruas së parë të Ferdinand.
Vite më vonë, Ferdinand do të njihte Katie Wright, me të cilën filloi një lidhje dhe prej më shumë se dy vitesh e vetmja gjë që mungonte ishte një unazë.
Ish-mbrojtësi bëri gjestin më romantik dhe i ka propozuar të dashurës së tij në “çatinë e botës” në Abu Dhabi para tre fëmijëve të tij.
Kate ka shpërndarë foto nga instagrami i saj duke u shprehur: “Fundi perfekt i pushimeve…Si mund të mos thoja po.” Dhe tashmë çifti është zyrtarisht i lumtur në martesën e tyre të re.








23 Apr 2026 





