INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
800 llogari “Facebook-u” iraniane tentuan të ndikojnë edhe në Shqipëri, çfarë ndodhi me to

800 llogari “Facebook-u” iraniane tentuan të ndikojnë edhe në Shqipëri, çfarë ndodhi me to

Publikuar më: 11:07 01-02-2019

“Facebook” njoftoi se ka fshirë pothuajse 800 faqe, grupe dhe llogari të koordinuara, joautentike të drejtuara nga Irani, që ishin pjesë e një fushate manipulimi që vepronte në më shumë se 20 vende të botës.

Rrjeti më i madh shoqëror në botë tha se ai bashkëpunonte ngushtë me Tëitter për të zbuluar llogaritë, të cilat shfaqnin indikatorë me qëllime keqdashëse.

“Faqet ishin pjesë e një fushate për të nxitur interesat iranianë jashtë vendit duke krijuar identitete të rreme si banorë të vendeve në fjalë”, tha në një deklaratë, Nathaniel Gleicher, kreu i sigurisë kibernetike në Facebook.

“Ne po punojmë vazhdimisht për të zbuluar dhe ndaluar këtë lloj aktiviteti, sepse nuk duam që shërbimet tona të përdoren për të manipuluar njerëzit “, shtoi ai.

Facebook tha se llogaritë e rreme ishin pjesë e një fushate të ndikimit që vepronte në Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Bahrein, Egjipt, Francë, Gjermani, Indi, Indonezi, Iran, Irak, Izrael, Libi, Meksikë, Marok, Pakistan, Katar, Arabi Saudite , Serbi, Afrika e Jugut, Spanjë, Sudan, Siri, Tunizi, Shtetet e Bashkuara dhe Jemen.

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766