INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Privatësia në Facebook, sërish nën akuzë…

Privatësia në Facebook, sërish nën akuzë…

Publikuar më: 17:02 20-12-2018

Sërish telashe për rrjetin social Facebook i cili akuzohet se u ka dorëzuar të dhënat e përdoruesve kompanive të mëdha si Apple, Microsooft, Netflix dhe Spotify.

Këtë herë akuza është publikuar në të përditshmen amerikane New York Times, ku janë nxjerrë në dritë qindra dokumente dhe intervista të ish punonjësve të Facebook. Sipas New York Times, rrjeti social u ka dhënë të drejtën Netflix dhe Spotify të lexojnë, të shkruajnë dhe të fshijnë mesazhet private të përdoruesve.

Dhe privilegje të tilla shkruan prestigjiozja shkojnë përtej nevojës së kompanive për të integruar Facebook në sistetmet e tyre.

Më tej thuhet se kompania e Mark Zuckerberg u ka shpërndarë të dhënat Apple, të drejtën për të hyrë në numrat dhe kontaktet e përdoruesve. Ndërsa kompanitë e tjera i ka lejuar të shohin emrat dhe informacione të tjera të miqve të përdoruesve.

Përballë një lajmi të tillë kanë reaguar edhe disa prej kompanive respektive. Netfllix komenton se në asnjë moment nuk ka patur akses në mesazhet private të personave në facebook.

Vetë Facebook shprehet se në asnjë moment nuk ka thyer privatësinë e qytetarëve.

Ndërsa Apple është shprehur se nuk kishte dijeni se Facebook i kishte dhënë akses special për të hyrë në të dhënat e përdoruesve. Përballë akuzave të përsëritura duket se Facebook po humbet gjithnjë e më shumë terren, mjafton të kujtojmë se në raportet e fundit është Instagram ai që po përdoret më shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0035059452056885