INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 vite burg për Neymar, çështja e vjetër përfundon në Gjykatën Kriminale të Spanjës

6 vite burg për Neymar, çështja e vjetër përfundon në Gjykatën Kriminale të Spanjës

Publikuar më: 15:43 31-10-2018

Neymar-in mesa duket vazhdojnë ta ndjekin problemet me ish-klubin e ij, Barcelonë-n. Në Janar të 2014, gjykata spanjolle solli për gjykim transferimin e talentit Neymar tek Barcelona nga ekipi brazilian i Santos.

E gjithë akuza ngrihet mbi shumën finale të paguar nga ekipi i Barcelonës për brazilianin. Në fillim, u tha se ishin paguar vetëm 17.1 milionë euro. Më pas, nga akuzat e ngritura të ish-ekipit doli se Barcelona kishte rënë dakord për 40 milionë në total me pagat, gjë e cila detyroi ish-presidentin Sandro Rosell të jepte dorëheqjen.

Më pas,Bartolomeu zbuloi se Barcelona kishte paguar 86.2 milion euro për djaloshin. Një kompani investimi braziliane, sponsor i Neymar u ankua përsëri se kishte detyrime të papaguara ndaj saj. Bartomeleu u akuzua për evazion fiskal dhe korrupsion për rolin e tij në këtë transferim.

Kjo çështje tashmë ka kaluar tek Gjykata Kriminale spanjolle ku janë caktuar tre gjyqtarë, e cila simbolizon se Neymar mund të rrezikojë 4 deri në 6 vite burg.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034809112548828